maffia-ex
  Informatik
 

Informatik

  Sistemet Numerike 

 
Sistemet numerike jane: Sistemi binar(0.1 baza 2),sistemi oktal(0.1.2.3.4.5.6.7 baza sistemi decimal(0.1.2.3.4.5.6.7.8.9 baza 10), sistemi heksadecimal(0.1.2.3.4.5.6.7.8.9.A.B.C.D.E.F baza 16) 
Te gjitha pjeset e kompjuterit komunikojne ne mes vete me kodin e numrave binar. 
Aryeja pse eshte zgjedh ky sistem eshte sepse kompjuteri e ka me te leht identifikimin dhe kombinimin e dy numrave se sa p.sh. e 10 numrave(sistemi binar) dhe po ashtu probabiliteti i gabimit eshte me i vogel sepse kemi vetem 2 numra. 
P.sh. nese ne e klikojm shkronjen A ne tastier kompjuteri ate do ta identifikoj p.sh si 1101. 
Kompjuteri numrat binar i kupton si: 1-ka tension dhe 2-nuk ka tension. 

Mbledhja e numrave binar 1+0=1. 1+1=10. 0+1=1. 0+0=0 
10100 

01101 
110001 

Shendrrimi i numrave decimal ne binar behet: 
p.sh. 97 
97/2=48 mbetja 1 
48/2=24 mbetja 0 
24/2=12 mbetja 0 
12/2=6 mbetja 0 
6/2=3 mbetja 0 
3/2=1 mbetja 1 
1/2=0 mbetja 1 
(97)10=(1000011)2
Sistemi Binar
Sistemi binar ose sistemi me bazë 2 është sistem pozicional i të shkruarit të numrave duke përdorur vetëm dy shifra zakonisht përdoren shifrat {0 dhe 1}, në mënyrë analoge përdoret 
sistemi oktal me bazë 8 i cili shfrytëzon 8 shifra të ndryshme, sistemi heksadecimal që përdor 16 shifra të ndryshme pra sistemi me bazë 16. Sistemi dhjetor (sistemi decimal) është sistemi me bazë dhjetë i cili është sistemi që përdoret në jetën e përditshme, në këtë sistem përdoren shifrat {0,1,2,3,4,5,6,7,8,dhe 9}.

Tabela e përmbajtjeve // Lidhshmëria në mes sistemit dhjetor dhe atij binar Sistemi dhjetor sistemi binar 0 0000 1 0001 2 0010 3 0011 4 0100 5 0101 6 0110 7 0111 8 1000 9 1001 


Sistemi Binar Sistemi binar është sistemi i cili përbëhet prej dy shifrave 0 dhe 1, dhe ka për bazë të punës sistemin kompjuterik. Të gjitha informacionet të cilat ruhen në kujtesat e kompjuterit janë në këtë sistem. Kurdoherë bën të dihet të kalohet prej një sistemi numerik në një tjetër.

Mbledhja Mbledhja e numrave binar është mjaftë e thjeshtë. Ja dhe rregulla e mbledhjes :

0 + 0 → 0 0 + 1 → 1 1 + 0 → 1 1 + 1 → 0, bartet 1 1 + 1 + 1 → 1, bartet 1 1 1 1 1 1 (bartjet) 0 1 1 0 1 + 1 0 1 1 1 ------------- = 1 0 0 1 0 0 

Zbritja Zbritja e numrave binar bëhet nyejt si tek numrat dhjetorë. Vetëm kur nuk ka huazim nga pozicioni me peshë më të madhe madhe.

0 − 0 → 0 0 − 1 → 1, merret 1 hua 1 − 0 → 1 1 − 1 → 0 * * * * (të huazuarat) 1 1 0 1 1 1 0 − 1 0 1 1 1 ---------------- = 1 0 1 0 1 1 1 

 
Shumëzimi Edhe shumëzimi bëhet njësoj si tek numrat dhjetorë, duke shumëzuar çdo numër. Ja një shembull i shumëzimit të numrave binar:

1 0 1 1 × 1 0 1 0 --------- 0 0 0 0 + 1 0 1 1 + 0 0 0 0 + 1 0 1 1 --------------- = 1 1 0 1 1 1 0 

 
Pjesëtimi Konvertimi nga dhe tek sistemet e tjera  Sistemi dhjetor Për ta kthyer një numër dhjetor në numër binar duhet që ai numër të pjesëtohet me dy. Pa marrë parasysh nëse mbetjet e pjesëtuar janë më shumë se 1 ajo shënohet 1. Kur numri i pjesëtuar me 2 p.sh 120 : 2 = 60 (ku nuk ka mbetje), atëherë numri binar i fituar është zero d.m.th 0 mbetje.

Operacioni Mbetjet 118 ÷ 2 = 59 0 59 ÷ 2 = 29 1 29 ÷ 2 = 14 1 14 ÷ 2 = 7 0 7 ÷ 2 = 3 1 3 ÷ 2 = 1 1 1 ÷ 2 = 0 1 Pra, numri binar lexohet prej poshtë-lartë. Ai mund të shkruhet në formë të numrit dhjetor si këtu 1110110.

Tani kemi shndërrimin e numrit binar në numër dhjetor:

Vlera e mëparshme × 2 + Numri binar Vlera e numrit dhjetor = 0 0 × 2 + 1 = 1 1 × 2 + 1 = 3 3 × 2 + 0 = 6 6 × 2 + 0 = 12 12 × 2 + 1 = 25 25 × 2 + 0 = 50 50 × 2 + 1 = 101 101 × 2 + 0 = 202 202 × 2 + 1 = 405 405 × 2 + 1 = 811 811 × 2 + 0 = 1622 1622 × 2 + 1 = 3245 Sistemi heksadecimal Numrat binarë mund të konvertohen nga dhe në numrat 
heksadecimal pak më thjeshtë. Kjo ndodh sepsebaza e sistemit heksadecimal (16) është fuqia e bazës të sistemit binar (2). Më saktë , 16 = 24, kështu që duhen katër numra binarë për të paraqitur një numër heksadecimal, siç tregohet tek tabela në të djathtë.

Për të konvertuar një numër heksadecimal në numrin binar ekuivalent, thjesht zëvendësoni numrat binarë korrespondues :

3A16 = 0011 10102 E716 = 1110 01112 Për të konvertuar një numër binar në numrin ekuivalent hekzadecimal, ndaje atë në grupe me katër bite. Nqs numri i biteve nuk është një shumëfish i katrës, vendos një zero të tepërt 0 para bitit që ndodhet më të djathtë. Për shembull :

10100102 = 0101 0010 e grupuar = 5216 110111012 = 1101 1101 e grupuar = DD16 Për të konvertuar një numër hekzadecimal në numrin dhjetor ekuivalent, shumëzoni numrin dhjetor ekuivalent të çdo numri hekzadecimal me fuqinë korrespondues të 16 dhe mblidhni vlerat rezultuese :

C0E716 = (12 × 163) + (0 × 162) + (14 × 161) + (7 × 160) = (12 × 4096) + (0 × 256) + (14 × 16) + (7 × 1) = 49,38310 Sistemi Oktal Numrat binarë mund të kthehen lehtësisht në sistemin numeral 
oktal, meqenëse ky sistem përdor bazën 8, e cila është një fuqi e dyshit ( 23, pra duhen tre numra binarë për të paraqitur një numër oktal). Korrespondenca midis nëmurave binarë dhe oktalë është e njëjta si për numrat
hekzadecimal në tabelën e mëlartme. Numri binarë 000 është ekuivalent me numrin oktal 0, numri binar 111 është ekuivalent me numrin oktal 7, edhe kështu me radhë.

Numër Oktal Numër Binar 0 000 1 001 2 010 3 011 4 100 5 101 6 110 7 111 Konvertimi nga sistemi oktal në atë binar vazhdon në të njëjtën mënyrë si me numrat
 
hekzadecimal:

658 = 110 1012 178 = 001 1112 Nga sistemi binar tek ai oktal :

1011002 = 101 1002 e grupuar = 548 100112 = 010 0112 e grupuar me zero para = 238 Dhe nga sistemi oktal tek ai dhjetor :

658 = (6 × 81) + (5 × 80) = (6 ×  + (5 × 1) = 5310 1278 = (1 × 82) + (2 × 81) + (7 × 80) = (1 × 64) + (2 ×  + (7 × 1) = 8710
------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
   
IP Adresa


Adresa IP është term që përdoret në informatikë me kuptimin e një numri/adrese të kompjuterit të kyçur në rrjetin kompjuterik (intranet) apo të internetit.


Adresa e telefonit që përdorni në shtëpi ka prefiksin e shtetit, qytetit pastaj te lagjes dhe së fundi vije numri i regjistruar ne qendrën telefonike. Po ashtu edhe për llogaritësit dhe kompjuterët personal vlen një sistem i ngjashëm me atë të shpërndarjes së numrave telefonikë por paksa më kompleksë. Në terminologjinë e internetit, ndryshe nga ajo e telefonit nuk përdoret termi numri i kompjuterit por Adresa IP, pasi që këtu kemi të bëjmë me një numër paksa më kompleks.

Adresa IP përbëhet nga katër shifra (katër bajt ose te shprehur në bit 32) të shkruara në numra decimal prej 0 deri 255. Këto shifra ndahen me një pikë dhe duken si në këtë shembull 148.173.212.6 . Shënimi decimal i adresës IP ndryshe quhet edhe "dotted quad notation".

Pjesa e parë këtij numri të përbërë cakton numrin e rrjetit, ndërsa pjesa tjetër numrin (Hostnumber) e llogaritësit të lidhur në rrjetë. E ngjashme me numrat e telefonit ku kemi prefiksin e qytetit, i cili i takon një rrjeti. Me të ashtuquajturin "maskim i rrjetit" përcaktohet pjesa e numrit të rrjetit.

Klasifikimi i adresave IP në fillim ishte i thjeshtë dhe nuk kishte shumë nënklasa. Ky lloj klasifikimi i ri radhitet në vitet ´90 pasi që mundësit e klasifikimit fillestar nuk i mbulonin nevojat. Kjo mënyre e re e klasifikimit quhet CIDR (Classless Inter-Domain Routing ). Me "maskimin e rrjetit" shkohet drejt përdorimit të prefiksit i cili mund të ketë vlerat nga 0 deri 32. Numri i shkruar i përgjigjet hyrjes së qytetit tek numrat telefonikë.

Me dhënien e adresave dinamike, shërbyesit e qendrave (Provide) kane mundësi të rrisin numrin e vërtetë të lidhjeve (klientëve). Gjë që me numrat statikë kjo nuk do të ishte e mundshme pa marrë parasysh janë apo nuk janë klientët të kyçur. Në këtë mënyrë zvogëlohet dhënia e pa nevojshme e adresave IP. Në të vërtet numri i adresave statike që mund të lejohet deri në vitin 2004 ishte shfrytëzuar vetëm 50 %, mirëpo parashihet që nevojat për adresat IP do te rriten në të ardhmen. Si alternativ për rritjen e numri të adresave IP merret iniciativa për krijimin e protokollimi të ri të internetit. Ky version IPv6 përdorë adresat IP prej 128 bitëve. Në ndërkohë...
------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
   HTML


HTML (shkurtim i Hypertext Markup Language, lexo: Hajpër Tekst Markap Lenguixh) është gjuha markup (sqt. gjuhë me shënime) mbizotëruese për krijimin e fletave të rrjetit (ang. web page). HTML lejon autorët e faqeve të internetit të formulojnë dokumente që mund të kuptohen nga sisteme të ndryshme si PC, Unix, Macintosh etj, dhe që mund të shikohen duke përdorur programe të quajtura browser, p.sh; browser në kompjuterin tuaj mundë jetë Internet Explorer, AOL, Netscape, Opera (shfletues interneti) etj. HTML është e përbërë nga kode ose ndryshe nga sisteme shenjash (karaktere) të cilat janë pergjegjëse për paraqitjen e faqes së internetit.

Gjuha Markup

    Një gjuhë markup (sqt. markap, gjuhë shënimi; en. Markup language) kombinon tekstin me informacione të mëtejshme reth tekstit. Informacioni e mëtejshëm, si përshëmbull reth strukturës ose prezantimit së tekstit, është i shprehur nga shënimi (evidencim, etj), që përzihet me textin fillimor. Gjuha markup më e njohur është HTML (HyperText Markup Language), një nga themeluesit e World Wide Web (Rrjeti Mbarëbotëror i botës).


Origjina

      Më 1980, fizicisti Tim Berners-Lee, i cili ishte kontraktues i pavarur tek CERN, propozoi dhe krijoi një prototip të ENQUIRE, një sistem për hulumtuesit e CERN-it për të përdorur dhe ndarë dokumente. Më 1989, Berners-Lee dhe engjinieri i data-sistemeve tek CERN Robert Cailliau, sicili propozime të veçanta për një sistem hypertext të bazuar në Internet duke shërbyer funksione të ngjajshme. Vitin pasues, ata bashkëpunuan në një propozim të përbashkët, projekti WorldWideWeb (W3), që u adoptua nga CERN-i.


Specifikimet e para

        Përshkrimi i parë i publikuar për HTML-në ishte një dokument i quajtur HTML Tags (Tiketat HTML), së pari të përmendura në internet nga Berners-Lee më 1991.[2][3] Ajo përshkruan 22 elemente që përbëjnë brendësinë, relativisht të thjeshtë të HTML-së. Trembëdhjetë nga këtoelemente ende ekzistojnë në HTML 4.

Berners-Lee e konsideronte HTML-në si një program i SGML-së, por ai nuk u definua si i tillë formalisht deri në publikimin e vitit 1993, nga Taskforca e Engjinierëve për Internet (IETF), nga propozimi i parë për një specifikim të HTML-së: Internet Drafti i Berners-Lee dhe Dan Connolly "Hypertext Markup Language (HTML)", i cili përfshiu një Definicion i Tipit të Dokumentit SGML për të definuar gramatikën. Drefti skadoi pas gjashtë muajsh, por u bë i famshëm për pranimin e shenjës tradicionale të shfletuesit NCSA Mosaic për ngulitjen (embedding) e figurave in-line, duke reflektuar filozofinë e IETF-së për të bazuar standarded në prototipet e suksesshme.

Pasi skaduan draftet HTML dhe HTML+ më 1994, IETF-ja krijoi një Grup punues për HTML, i cili më 1995 përgatiti "HTML 2.0", specifikimet e para të HTML-së kishin për qëllim të trajtoheshin si standarde kundrejt të cilave duhej të bazoheshin implementimet e së ardhmesd.E publikuar si "Kërkesë për Komentim" 1996, HTML 2.0 përfshiu ide nga draftet HTML dhe HTML+. "HTML 1.0" nuk kishte ekzistuar ndonjëherë; emërtimi 2.0 kishte për qëllim ta dallonte edicionin e ri nga draftet e mëparshme.

Zhvillimi i mëtejshëm nën mbikëqyrjen e IETF-së ngeci nga interesat konkuruese. Nga viti 1996, specifikimet e HTML-së janë mirëmbajtur nga World Wide Web Consortium (W3C). Sidoqoftë, më 2000, HTML-ja u bë bë gjthashtu një standard ndërkombëtar (ISO/IEC 15445:2000). Specifikimi i fundit i HTML-së i publikuar nga W3C është Rekomandimi HTML 4.01, i publikuar më 1999. Problemt dhe gabimet e saj u pranuan nga errata e publikuar më 2001.
------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
    E-mail


E-mail (Posta elektronike) është një ndër shërbimet më të kërkuara që ofron interneti. Me ndihmën e kësaj poste elektronike bëhet transmetimi i letrave elektronike (me të dhëna të shkruara në të) nga dërguesi tek pranuesi. Karakteristikë e këtyre letrave është adresa e cila në vete përmban simbolin @.

Me përhapjen e këtij shërbimi në internet gjithnjë e më tepër njerëzit e sidomos ekonomistët e përdorin këtë form të këmbimit të letrave në vend të formave klasike si postës, telefaksin etj. Shkaqet për këtë janë më së të njohura si p.sh:

* posta elektronike dërgon letrën brenda disa minutash, pa marr parasysh distancën.
* dërgimi i letrave me post elektronike kushton shumë pak, në krahasim me posten klasike.
* përparësia ndaj telefonit është dëshmia e marrëveshjes (edhe pse me ligj nuk janë të gjitha gjërat të kthjelluara)
* standardi MIME, i lejon dërguesit të letrës elektronike ti bashkëngjitë edhe dokumente tjera.
* gjatë këmbimit të letrës nuk është e nevojshme që dërguesi dhe pranuesi të jenë të kyçur në të njëjtën kohë në rrjetë.

Për dërgimin e letrave nevojitet që si dërguesi po ashtu edhe pranuesi të kenë një adresë në internet që në terminologjinë e internetit quhet E-Mail adresa. Adresat E-Mail hapen nga një qendër shërbimi në internet (Provider) për paraqitësit e kërkesës. Paraqitësi i kërkesës zgjedhë emrin (kombinim shkronjash e numrash) e adresës i cili nuk ka fusha të zbrazëta në mes të simboleve. Pas emrit pason pjesa që shkruhet nga qendra e shërbimit, simboli tek @ (ne anglishte at) qendra e shërbimit (Proveider) pastaj vije një pikë ndarëse dhe futet domeni i nivelit të lartë (Top-Level-Domen) për të njoftuar lexuesin për qendrën dhe karakterin komercial apo ndonjë tjetër.

Sistemi E-Mail nuk është i sigurt sa i përket vëzhgimit të përmbajtjes së letrës. Gjatë rrugës që kalon letra, ajo mund të lexohet dhe përmbajtja e saj edhe të ndryshohet. Për këtë nuk përdoret për letrat me përmbajte interesante për “shikuesin” e tretë. Në këtë drejtim është duke u menduar dhe punuar për të gjetur forma me anën e të cilave ky sistem do të mbrohej nga “shikuesit” e pa ftuar. Një ndër këto përpjekje është edhe kodimi PGP (Pretty Good Privacy), përpjekje që kodimi dhe dekodimi i përmbajtjes së letrës, të jetë i mundshëm vetëm nga dërguesi dhe pranuesi i letrës. Parakusht për një gjë të tillë është posedimi i një programi të njëjtë për kodim/dekodim të letrës për të dy palët.

Mundësit që lë kjo formë e këmbimit të letrave, janë shumë interesante për institucionet shtetërore, mirëpo ato ende nuk janë të përgatitura që letrat elektronike të i pranon si formë zyrtare e këmbimit të letrave.

Ky interes i ka shty administratat e disa vende perëndimore që të ndërmarri hapat për krijimin e bazes se ligjeve mbi këmbimin e letrave elektronike.

Posta elektronike nënkupton çfarëdo mesazhi në formë teksti, zërit, tingullit ose imazhi, të dërguar me anë të rrjetit të komunikimit elektronik publik që si i tillë mund të ruhet në rrjet ose në pajisjen e fundme të marrësit deri në momentin kur merret nga pranuesi -marrësi. 

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
    Kompjuteri


Me fjalën kompjuter nënkuptohet një makinë, gati intelegjente, e cila na shërben për kryerjen e shumë veprimeve. Sot kompjuterin duhet nënkuptuar si një vegël të ndërlikuar e cila shërben për përpunimin e inforatave apo të dhënave të ndryshme ndër të cilat janë edhe të dhënat numerike. Me ndihmën e kompjuterit informata në mënyrë automatike regjistrohet, përpunohet sipas rregullave të caktuara, arkivohet dhe është në disponim për përdorim të mëtejshëm, për distribuim etj.

Njësitë e kujtesës

Njësia e kujtesës në informatikë është bit-i(rrjedhë nga fjala angleze BInary digiT). Një bit paraqet vetëm një kombinim binar psh."bardh" dhe "zi". Dmth, 1 bit paraqet gjendjen themelore të informatës me vlerat "po" ose "jo", mundet" apo "nuk mundet", "është" apo "nuk është" etj. Këto gjendje në informatikë simbolikisht paraqiten vetëm me kombinimin e dy simboleve: zero 0 dhe një 1 në sistemin binarë me bazën 2. Njësinë bit nuk duhet ngatërruar me njësinë bajt (anglisht byte) e cila është 8 herë ma e madhe se biti, dmth. 1b(bajt)=8 bit.

Përbërja e Kompjuterit

Kompjuteri është paisje elektronike që shërben për regjistrimin, transmetimin dhe përpunimin e informatave që mund të manifestohen si llogaritje, udhëheqje të proceseve,përpunim i tekstit,të dhënave të ndryshme si dhe për përdorime të ndryshme. Kompjuteri ,marrë në kuptimin e gjërë,përbëhet prej dy komponenteve të quajtura: harduer (Hardwer-pjesë fizike e tij) dhe softuer(Softwar-programet dhe udhëzimet për punë).Me fjalë tjera,softueri është pjesa programore e hardueri pjesa mekanike e kompjuterit.Hardueri përmban komponente fizikë të kompjuterit siçjanë:tastiera (keyboard), monitori,shtypësi,miu,disku i ngurtë,disketa,vizatuesi,modemi,lexuesi etj.Softueri përmban komponente e butë siq janë:programet dhe të dhënat të cilat e udhëzojnë kompjuterin në punën e tij,literatura,dokumentacioni dhe udhëzimet në lidhje me kompjuterin. PC(Personal Computer)i zakonshëm përbëhet nga këto pjesë: Ekrani(Monitori),njësia qendrore,tabela kontrolluese,njësia e disketës,tastiera, pajisjet ekujtesës(storage devices),pajisjet hyrëse(inpout devices).
------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
   
Si t Heqim Error-in Don't Send


shpesh her kemi probleme me send error report don't send , kjo shum shpesh na shkon nerva edhe naj mbyll shum faqe , ne vazhdim do te ua tregoj nje menyr si t'i eliminojm keto ERROR 
1.Shkoni Te MyComputer 
2.Me Tastin E Djatht Klikoni Properties 
3.Pastaj shkoni te Advanced 
4.Pastaj Shkoni tek "error reporting button" 
5.Klikoni Disable error reporting 
6.Klikoni OK 
7.Klikoni prap OK Menyra tjeter:

Duke fshir Historit e Internet Explorer ( Browsing History )

-Ne windows Internet Explorer 
-Ne shiritin standart
-klikoni Tools
-Internet Options
 
 
-Delete browsing histori
------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
   
Viruset Kompjuterike


Sipas rrethit respektivisht hapsires ku jetojme dhe veprojne viruset kompjuterike i kalsifikojme ne:
1. Boot virus
2. File virus
3. Makro virus dhe
4. Network virus

Boot viruset jane viruse qe vendosen ne boot sektor .Boot sektori eshte sektori i pare i disketes dhe sektori i pare i particionit te diskut (nese disku eshte i ndare ne particione)
Ne kete sektor mbahen mend te dhenat per diskun respektivisht per particionin e diskut si p.sh. numri i sektoreve te particionit dhe disa programe te vogla.Me startimin e kompjuterit,Bios-i bene leximin e te dhenave nga boot sektori dhe virusi i vendosur ne boot sektor lexohet dhe vendoset si rezident ne memorjen qendorore, keshtu gjate punes se kompjuterit ai kryen aktivitetnin e vet negativ.
Gjithashtu boot virusi mund te vendoset edhe ne sektorin e pare te diskut i cili sektor paraqet Master rekordin startues(Master Boot Sector,Master Boot Record MBR).Mbr ehste sektori i pare i diskut(MBR nuk ka disketa) ku mbahen te dhenat per diskun, particionet,particionin primar dhe disa programe te vogla.Poashtu edhe MBR lexohet me startimin e kompjuterit dhe keshtu virusi i vendosur ne kete pjese behet rezident ne memorje.
Te dhenat ne MBR dhe ne BOOT sektor nuk jane te dhena standarde (si te dhenat tjera) dhe tek keta te dhena nuk kemi qasje ne kuptimin e DEBUG-imit(te intervenoj ne nivel me te ulet), prandaj, viruset qe sulmojne keta pjese jane edhe me te veshtire dhe shkaktojne deme me te medhaja.

File viruset jane viruse te cilet vendosen ne fajlla, zakonisht i sulmojne fajlla me prapashtesa BAT,EXE,COM,SYS,DLL, etj.Gjithashtu mund te gjenden edhe ne fajlla te tjere si p.sh. fajlla te dokumenteve ne Word,Excel, fajllat me permbajtje shablone(template files),fajlla tekstual, fajlla me permbajtje kodin burimor te ndonje programi etj.Keta viruse behen aktive gjate leximit te atyre fajllave dhe keshtu mund te behen rezident ne memorjen qendrore(Vendosen ne memorjen qendrore) te kompjuterit dhe pastaj barten ne fajlla te tjere.

Macro viruset jane viruse te cilet veprimin e demshem e kryejn nepermjet meta gjuheve (gjuhet per shkruarjen e makrove-macro komandat ne programe te ndryshme si Microsoft Word, Excel,Access etj.).Pra jane te shkruara ne makro gjuhet dhe shperndahen nepermjet makrove te perfshira ne programet e fajllave te te dhenave , si p.sh. fajllat me te dhena te pregatitura ne Microsoft Word, Excel, fajllat me shablone etj.Fajllat e ketille mund te permabajne viruse (infektohen me viruse) te ketilla.

Network Viruset jane viruse te cilet shperndahen nepermjet rrjetit kompjuterik.Keta viruse shfrytezojne protokole dhe komandat e rrjetit kompjuterik ose emajlin per shperndarjen (bartjen ) e vetvetes nga ndonje kompjuter ne largesi (Remote Computer).
Te permendim se gjithashtu ekzistojne edhe kombinime si p.sh. boot-file viruse(sulmojne edhe boot sektoret edhe fajllat), network-makro viruse(makro viruset te cilet shperndahen nepermjet emajlit),etj.
Sipas sistemit operativ ne te cilin veprojne viruset kompjuterike mund ti klasifikojme ne viruse ne Dos, Windows 3 * , Windows 95, 98, Me, NT, 2000, xp, OS/2 etj.Gjithashtu ekzistojne edhe viruse qe kane aftesi te sulmojne pjese nje sistemi operativ ose te me teper sisteme operative.

Sipas teknologjise se veprimit viruset kompjuterike i klasifikojme ne:

? Viruse rezidente (TSR viruset)
? Viruset e mshehura (Stealth viruset)
? Viruset shumeformeshe dhe vete enkriptues (Self encryption and polymorphic viruset ). dhe
? Viruset me teknike jo standarde (viruset qe shfrytezojne Non-standard techniques).

Viruset rezidente jane viruse te cilet te kompjuteri i infektuar, me startimin e kompjuterit viruse vendose ne nje pjese te RAM memorjes e cila pjese gjate gjithe punes se kompjuterit eshte aktive.Virusi do te leshoje ate pjese te RAM memorjes me shuarjen ose ristartimin e kompjuterit.Nga ky vend virusi vepron duke u shperndare neper fajlla ose ne rrjete kompjuterike.Viruset mund te jene boot, file, makro ose network virus.Veshtire fshihen.

Viruset e fshehura mund te jene boot viruset ose file viruse, kane vetine te mshehin vetveten.Tentojnë te behen te pa hetueshme duke e ngjit kodin e vet si pjese perberse ne donje fajll programor pa bere ndryshim ne kontrollën e fajllit dhe ne te kete menyre i shmang detektimit, jane viruse mjaft te rezikshme.

Viruset shumeformshe dhe vete enkriptues jane viruse te cilet prodhojne kopje te ndryshuar te vetvetes respektivisht çdo here kur e kopjojne vetveten e ndryshojne kodin e tij duke zvogluar mundesine e zbulimit.Gjithashtu kane vetine qe nje pjese te kodit te vet ta shifrojne (kriptojne) sipas ndonje çelësi te rastit poashtu me qellim te shmangjes se detektimit.Kane veprime te llojllojshme, pra, mund te jene boot ose file.Jane viruse te cilet veshtire identifikohen.Si p.sh virusi i famshem BRONTOK.

Viruset me teknikë jo standarde jane viruse te cilet perdorin teknika dhe forma te ndryshme per te mshefur sa me thelle vetveten ne berthamen e sistemit operativ (si p.sh virusi me emrin “?APA?”), t’i mbrojë kopjet rezidente nga detektimi, tentimi te barte kopje te tij ne Bios, etj.

Sipas aftesise destruktive (shkateruese) te viruseve, viruset i klasifikojmë ne viruse
? Shakash (aspak te rezikshem)
? Jo te rezikshem (me efekte te vogla, grafike, zeri, etj)
? Te rezikshem (te cilet ne menyre serioze e pengojne punene e kompjuterit dhe llogaritjeve) dhe
? Shume te rezikshem (demtojne pjeset vitale te sistemit, fshinje te dhenat, shkatrojne strukturen e te dhenave etj. E deri te djegia e ndonje komponenete hardverike).
Nje karakteristike tjeter e viruseve eshte edhe mundesia e riparimit te demeve te bera (Repairable) qe do te thote pas zbulimit dhe eleminimit (fshirjes) te virusit nuk do te kemi pasoja.Fatkeqesisht kete karakterisike nuk kane te gjithe viruset.

Ne vazhdim do te jap disa shembuj te viruseve dhe vetite e tyre:

1.RIPPER (boot virus, rezident ne memorje dhe i riparueshem, madhesia 512 B)
2.ADOLF (file virus, sulmon fajllat me prapashtesat COM, i riparueshem, madhesia 475 B)
3.B3 (boot virus, rezident ne memorje, madhesia 3880 B)
4.BAMSTER6 (virus me mundesi kriptimi, sulmon EXE fajlla, madhesia 530 B)
5.Friday the 13th (fajll virus i cili nese ndodh data 13 dita e premte atehere i fshine te gjitha fajllat me prapashtese EXE, ndonjehere edhe vetveten).
6.MICHELANGELO (boot virus, rezident ne memorje, vepron me 6 Mars ne ditelindje e Michelangelo)
7.STONED (boot virus, rezident ne memorje, madhsia 440 B)
8.PING PON (boot virus, rezident ne memorje, madhesia 512 B)
9.SHUMANN (makro virus, i riparueshem)
10.KILLDLL (makro virus, i riparueshem) etj.
Lista e viruseve te njohura deri ne Gusht 2002 permban 61883 viruse (e shprehur ne fleta te shkrimit lista perrmaban rreth 1030 faqe te formatit A4) dhe cdo jave ka 10 deri 20 tentime per zhvillimin e viruseve te reja.

Pervec viruseve kompjuterike ekzistojne edhe programe te tjera te demshem por qe nuk sillen si viruse kompjuterike.Programet e ketilla jane:

? Krimbat (Worm) dhe
? Programet e demshme (Harmful Programs).
Kirmbat jane programe kompjuterike parazite te cilet kane aftesine e vete kopjimit, nuk jane viruse dhe nuk infektojne programe tjere.Krimbat krijojne kopje te vetevetes ne te njejtin kompjuter ose mund tu bartin kopjet neprermjet rrjetit kompjuterik.Zakonisht shperndahen nepermjet IRC (Internet Relay Chat) sherbimit te internetit.
Programet e demshem jane programe me ndihmen e te cileve ne menyre te kontrolluar shkaktohen deme, me qellim te caktuar si p.sh. depertimi ne administerimin e ndonje kpmpjuteri, kopjuteri me largesi, kopjimi i shifrave te mshefura, rezimi i sistemeve kompjuterike , etj.p.sh. programet te quajtura Backdoors.Nje lloj tjeter i ketyre programeve jane programet e quajtura Trojan Horses te cilet varesisht prej situates bejne deme, si p.sh. fshijne te dhenat ne diske, e rezojne sistemin etj.Ne krahesim me viruset keta nuk shpendahen gjeresisht sikurse viruset dhe gjate fshirjes se te dhenave nga disku mund te fshinje edhe veteveten pse ose te zbulojne veteveten dhe pastaj lehte te fshihen nga shrytezuesi, Ndryshe keta programe njihen edhe me emrin bomba logjike.

Per antivirus ju dedikoj qe ta merni KASPERSKY ANTIVIRUS
------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
   8 menyrat per t rritur privatesin n fotot tuaja n Facebook


Facebook 
Të fundit nga kjo kategori
Problemet në Skype, kompania fajëson Microsoftin
Audi Hydron Concept, edhe për tokë edhe për ujë
Kur duhet vendosur zinxhirët për rrota!
8 mënyrat për të rritur privatësinë në fotot tuaja në Facebook
Reklamimi në internet arrin atë të gazetave
Pak persona kuptojnë si funksionon privatësia rreth postimeve ne facebook. Ata postojne foto e gjithcka e në fund çuditen që ky postim është parë edhe nga persona të tyre të padëshiruar. 

Ky është një shpjegim nga Justin Mitchell, inxhinier i fotove ne Facebook. Ai tregon 8 principe që duhet të dihen nga të gjithë rreth privatësisë së fotove në këtë rrjet social: 

1. Nëse foton e ke postuar ti, atëhere gjithmon mund ta shikosh. 

2. Nëse etikohesh në një foto, atëherë ajo mund të shikohet edhe nga të tjerët. Edhe nëse ke bllokuar një person, nëse je etikuar në një foto, fotoja mund të shikohet. Prandaj nëse etikoheni në një foto ose dikush etikon njërën prej fotove tuaja, përdorni opsionin për të heq etiketimin. 

3. Nëse fotoja është postuar në profilin tënd, atëherë kjo foto shfaqet edhe në murin e postuesit dhe mund të shikohet nga të tjerët. Hiqeni këtë opsion për një privatësi më të sigurtë. 

4. Nëse dikush të ka bllokuar dhe ai nuk është i etiketuar në një foto, atëherë nuk mund të shikoni asnjë prej fotove të tij. 

5. Nëse postuesi ka lejuar që shoket e shokeve, ti shikojnë fotot dhe nëse jeni etiketuar në ndonjë prej fotove të tij, atehere rrjeti i shikuesve shtrihet deri tek shokët e shokëve. 

6. Në albumet speciale si: fotot e proflit apo fotografitë e murit, rrisni privatësinë për personat që mund ti shikojnë. 

7. Nëse fotoja përmban privatësi speciale, ateherë para postimit të saj cilësoni ta shikojnë foton vetëm personat zgjedhur. 

8. Binduni dhe lexoni me kujdes çdo përshkrim rreth caktimit të një privatësie për fotot tuaja. 
------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------










Informatik


 
  Heute waren schon 18 Besucher (24 Hits) hier!  
 
Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden